Home Gjeo-Ekonomia Vendimi idiot i qeverisë së Kosovës!

Vendimi idiot i qeverisë së Kosovës!

Nga Edison Balla

Duke qenë se ditën e sotme u hapën kufinjtë tokësorë me disa prej shteteve tona fqinje, me qindra e mijëra qytetarë shqiptarë ishin nisur me makinat dhe familjet e tyre drejt Kosovës.

Por në doganën e Morinës si rrallë herë më parë ishin krijuar rradhë kilometrike dhe me dhjetëra e qindra qytetarë shqiptarë u kthyen sërish në shtëpi. E gjitha kjo prej një vendimi absurd e idiot të lëshuar nga Ministria e Brendshme e qeverisë së Kosovës, sipas së cilit qytetarët shqiptarë që duan të shkojnë në Kosovë duhet të kishin me vete një vërtetim të gjendjes së tyre shëndetësore që tregon se nuk janë bartës të virusit “Covid 19” dhe të kishin bërë të paktën katër ditët e fundit edhe tamponin.

Ky është vendimi më idiot i mundshëm. Kjo sepse, Kosova bëhet kështu i vetmi shtet në Ballkan që kërkon në doganë këtë vërtetim pasi shtetet e tjera nuk kërkojnë asnjë dokument, sepse kjo gjë do të sillte kaos në doganë.
Por a e di qeveria e Kosovës dhe autoritetet e këtij vendi se në Shqipëri, tamponi, nuk bëhet me dëshirën apo kërkesën tonë si qytetarë, por vetëm në momentin kur mjekët dhe spitali dyshon se pacienti është bartës i virusit.

Duke i ditur këto fakte, habitem sesi mundet qeveria e Kosovës të nxjerrë këtë vendim kaq idiot dhe akoma më keq të mos tërhiqet nga ky absurditet.
Zhgënjim!

Share: