Home KRYESORE Vrasja e vëllezërve, mesazhi i Dom Gjergj Metës: Më fal që nuk...

Vrasja e vëllezërve, mesazhi i Dom Gjergj Metës: Më fal që nuk munda të…

Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar Shqipëria u trondit nga vrasja e dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Vëllezërit Gramoz e Xhontil Bardhi të moshës 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan me kallashnikov pranë banesë së tyre nga Roland Pula. Ky i fundit ende nuk është arrestuar nga policia, ndërsa pak kohë pas krimit makina e tij u gjet e braktisur.

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë bërë konfliktet që dy familjet kanë pasur në të kaluarën, ndërsa mbrëmjen e djeshme dy vëllezërit kishin debatuar në lokal me autorin.

Lidhur me krimin e dyfisht ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta, i cili kishte njohje personale me më të voglin, Xhontilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë.

Ai shkruan se kishte shumë gjëra për t’i thënë dhe i kërkon falje që nuk mund të mbërrinte në kohë.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë … Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

7

Share: