Home KRYESORE Zbardhen amendamentet e kodit të ri elektoral, drafti të martën në Kuvend

Zbardhen amendamentet e kodit të ri elektoral, drafti të martën në Kuvend

Ekspertët e reformës zgjedhore po i japin dorën e fundit draftimit të marrëveshjes politike para se dokumenti zyrtar të shkojë në Kuvend. 

Nga hapja e kutive te votimit, refuzimi i regjistrimit te kandidatëve e deri tek organet e reja zgjedhore janë parashikuar ne kodin e ri elektoral, për te cilin duhen 84 kartona për ta kaluar ne Kuvend. 

Kodi i ri i jep zgjidhje fenomenit te zëvendësimit te deputetëve zonja nga kolegët e tyre pasi për herë të parë partitë te cilat nuk respektojnë kuotën prej 30% u refuzohet regjistrimi i kandidatëve. Hap kutitë ose largohu duket se do zhduket nga fjalori politik pasi ne ligjin e ri zgjedhor sanksionohet hapja e kutive te votimit pasi te jetë mbyllur procesi i numërimit. Zgjedhjet shpallen ta pavlefshme ne një zonë, disa zona ose në te gjithë vendin nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ndryshe KAS, një ndër tri organet e reja te Komisionit Qendror te ri te Zgjedhjeve. 

KAS bashkë me Komisionerin Shtetëror te Zgjedhjeve dhe Komisionin Rregullator miratohen me 84 vota, nese votimi dështon atëherë përzgjedhja e kandidateve per keto poste realizohet me short nga administrata e Kuvendit. Nenkomisioneri i takon opozitës dhe ne amendamentet përfundimtare qëndron ne detyrë 4 vite jo 7 vite. 

KQZ duhet te garantojë votimin e emigrantëve te cilët e kanë regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit. Ankimimet zgjedhore marrin zgjidhje ne Kolegjin Gjyqësor Zgjedhor nje institucion me 8 anëtar të cilët e kane kaluar vetingun dhe përzgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nuk ka marre ende zgjidhje kaseta te cilat u shperndahen mediave ne fushate zgjedhore si dhe ndalimi i transportit te zgjedhësve në ditën e votimit nga partite politike. /Elda Menga/Top Channel

Share: