Home KRYESORE Zgjedhorja/ Gjiknuri: PD kërkon të kthehet tek KQZ e vjetër

Zgjedhorja/ Gjiknuri: PD kërkon të kthehet tek KQZ e vjetër

Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit Politik ende pa një draft përfundimtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Damian Gjiknuri tha se përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që mandatet e drejtuesve të KQZ-së së re që pritet të formohet nga reforma të jetë 4-vjeçare dhe jo 7 siç ishte parashikuar fillimisht. Ai gjishtu shtoi se PD kërkon që anëtarët e KQZ të jenë politikë.

Kjo sipas tij nënkupton kthim në formulën aktuale të KQZ-së dhe kjo heq domosdoshmërinë e riformatimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Sipas Gjiknurit, Partia Demokratike në këtë proces ka kërkuar vetëm një garanci sa i përket identifikimit të votuesve sipas sistemit biometrik.

“Duam të krijojmë një trup KQZ të qëndrueshme duke reflektuar dhe kërkesat e opozitës edhe anëtarë me mandate shumë të gjata se sa janë sot. PD duket se ka kërkuar vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci për identifikimin biometrik në zgjedhje ndërsa është më e ndershme të mbajmë KQZ ashtu siç është. Ky ishte një devijim i paparashikuar i takimit dhe duhet të reflektojnë.  Ata kërkojnë mandate 4 vjeçare siç janë sot dhe duan të kthehen te KQZ aktuale, është më e ndershme të mbajmë atë që kemi nuk kemi pse bëjmë gjithë këtë debat. Mazhoranca ka qenë komode edhe me kodin aktual. Nuk di që në kodin zgjedhor të shkruhen procedura tenderimi dhe PD kërkon këtë gjë. Ne i dhamë nënkomisionerin me të drejta si komisioneri, por besoj se nuk është normale që një ligj zgjedhor të përfshihet me procedura tenderimi.”, tha Gjiknuri. /Opinion.al

Share: