Home KRYESORE Zgjedhorja/Grupi i PPE: Insistojn në procedimin penal në blerjen e votës

Zgjedhorja/Grupi i PPE: Insistojn në procedimin penal në blerjen e votës

Grupi i Partisë Popullore Europiane në një qëndrim në Parlament, ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes zgjedhore në Shqipëri.  Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit theksoi rëndësinë  e  garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, si kusht për integrimin e vendit në BE.

Por ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që çojnë në çlejen e negociatave, ky grup ka insistuar në rëndësinë e anulimit të legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.

Deklarata e Grupit të Partisë Popullore Europiane 

“Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara./Opinion.al

Share: