Home KRYESORE Fjala e deputetit Nimet Musai në parlament

Fjala e deputetit Nimet Musai në parlament

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë, 

Të nderuar ndjekës të kësaj seance, 

që parandjej të mos jetë e fundit, 

sepse te tjera zhvillime priten 

e qe uroj te jene pozitive.

•Dua ta nis fjalën time, 

të fundit për këtë sesion,

që e rithem

parandiej të mos jetë seancë e fundit, 

Duke iu drejtuar thirrjen sy me sy qytetarëve shqiptarë:

• ruani veten dhe të tjerët, 

• ruani grupmoshat e treta,

• ruani prindërit, vëllezërit dhe motrat,

sepse krejt si pa e kuptuar,

ky virus na ka marrë tashmë mëse 120 djem dhe vajza, 

• burra dhe gra,

• nëna dhe gjyshër,

padrejtësisht dhe papandehur.

• Vaksina e këtij virusi vrastar është shpikur,

dhe pritja gjithë ankth e stres për të tillë shpikje,

duke anashkaluar masat protokollare

nuk është zgjidhje e mençur.

Këtë vaksinë e zotëron gjithsecili prej nesh,

• falas,

• të pakufijshme,

• ta panumërt,

• të ripërdorshme dhe super të sigurt:

Shqiptari i çdo moshe, 

• që jeton kudo,

• që punon kudo, 

• që ka çfarëdo rutinë jete, 

personale dhe profesionale,

e zotëron vaksinën e tij të personalizuar:

kjo vaksinë quhet:

KUJDES!

•KUJDESI I SHTUAR, 

është vaksina e pare që shkenca ka konfirmuar,

ndaj kësaj sëmundje plot të panjohura.

•Maskë dhe distance fizike, 

përballë njerëzve që i duam 

dhe duam t’i mbrojmë. …………

Te nderuar qytetare

Jo për penalitetet që kaluan dje me aktin normativ,

•Por per vete, 

•per shoqerine tone, 

•per vendin tone,

•Per te ardhmen 

•dhe per ata qe ne te shkuaren ben shume per ne.

• Në situata si këto,

sa qytetarë të mire të jemi,

atë Shqipëri do të kemi. 

Dhe neser duam nje Shqiperi me te mire se e sotmja.

Kjo jo vetem nga pikepamja sanitare,

• por edhe sociale, 

• edhe morale, 

• edhe ekonomike,

• edhe politike. 

Situatat si keto na sprovojne se sa e kemi bere tonin •komunitetin, 

•kombin, 

•shtetin.

E une besoj ne te trija sa listova,

Investohem per secilen 

dhe dua qe bashkerisht te bejme me te miren per to. 

          •••••••••••••••••••••••••••••••••••

• Me këtë rast,

me ndjeshmëri të lartë,

e shumë sinqeritet,

uroj shërim të shpejtë për dy miqtë e mi të mire,

kolegët e grupit të pavarur,

z. Gjoni dhe profesor Roshi,

qe kane qene perkrahes e promotor te palodhur,

te momentit politik kulminant ne te cilin u gjendem sot,

hapjes se listave. 

•Do te doja sot te ishin ketu,

me minutazhin e tyre te diskutimit,

por e rendesishme eshte 

qe jane mire e uroj ta hedhin pas kraheve sa me pare kete veshtiresi.

•I uroj force dhe kapërcim të shpejte 

nje prej djemve te rinj

me te mire te kesaj salle,

Eljo Hyskja.

• Uroj per secilen nga familjet shqiptare,

Ku ky virus BUJTI i paftuar,

te rimekemben sa me pare

emocionalisht dhe fizikisht. 

Vellezer dhe Motra:

• Kete vuajtje e kemi bashke,

Forcen do ta gjejme po bashke,

•Ndaj KURAJE dhe KUJDES,

per te pare perpara,

edhe pse pas kemi lene,

me dhimbje, jo pak 

por 100 e dhjetra shqiptare te mire.

        ••••••••••••••••••••••••••••••••

•Ne hyrje te fjalës sime, 

Jo pa qellim, 

Fola per parandjenjen e nje ritakimi ne kushte te jashtezakonshme,

te ketij parlamenti,

brenda ketij sesioni,

edhe pse seanca e fundit eshte sot.

Personalisht, 

uroj e shpreh gatishmëri,

që në rast vijimësie e dakordësie

mes opozitës jashtëparlamentare dhe shumicës qeverisëse,

në rast vijimësie të suksesshme të dialogut mes palëve të Këshillit Politik,

që në fund të ditës ka sytë dhe mbështetjen e miqve tanë të mire ne Perëndim,

të vijmë sërish këtu,

duke i braktisur pushimet tona

për të votuar dakordësitë e reja mes palëve.

Te nderuar kolege:

Këtu nuk flas për dakordësi si ato të 2008-s,

• që rëndonin mbi zgjedhësin dhe qytetarin shqiptar,

• që frynin institucione në kurriz të besimit dhe parimeve të kontrollit dhe balances,

• që krijonin lidera të gjithëpushtetshëm dhe demokraci hibride jashtëpartiake

e demokraci inekzistente brendapartiake, 

• që nxirrnin mandate me bishta votash 

e pamundësonin mandate me 4, 5 dhe 6 mijë vota të plota shqiptarësh, 

e kështu me radhë,

• qe ndertuan folene e florinjte te anti-demokracise, 

• Por flas per marreveshje qe e ndihmojne vendit te gjeje ritmet e humbura,

ritmet e duhura,

per te kapur veten atje ku do te duhej te ishte,

dhe per t’iu afruar sadopak modeleve demokratike prane te cilave do te duhej te rrinte.

• Flas për marrëveshje që nuk e cënojnë,

por e konturojnë dhe e shpien përpara,

Idenë e listave të hapura.

• Flas për marrëveshje, 

që ne qofte e mundur te ndodhin,

nuk e lustrojnë, 

por e rishëndoshin dhe e shpien përpara 

kulturën e garës

e për rrjedhojë,

kulturën demokratike të vendit. 

• Flas për marrëveshje, 

që nënshkruhen për shqiptarët,

e jo për miqtë e shqiptarëve,

që gjithsesi, 

për mundin dhe energjinë,

durimin dhe përkushtimin,

meritojnë falënderimet tona nga zemra

• Flas për marrëveshje, 

e këtu e kam dëshirë dhe urim,

që nuk e lenë në sirtar edhe këtë here 

votën e diasporës

Flas për marrëveshje që, nuk e përdorin

• as si mjet presioni,

• as si sebep tensioni, 

por

si shpallje vizionare idenë e shumepelqyer 

dhe te mbeshtetur edhe nga ana ime:

depolitizimit te plote te administrates zgjedhore.

•Politizimi i pjesshem i administrates publike,

nuk eshte kusht i mjaftueshem per te hequr dore nga ideja e depolitizimit te administrates zgjedhore. 

Duke e depolotizuar te dyten,

ne reformojme edhe te paren. 

Sepse trupa numeruese e votave,

Do ti pergjigjet ligjit,

dhe jo shkopave magjik te ndeshkimit 

apo shperblimit nga trupat partiake,

qe i vervisnin nga tavolina e numerimit 

ne zyrat e administrates, 

kur 

llogarite elektorale dilnin mire.

Mirepo,

Nga pervoja e gjate ne politike, 

edhe pse lokalisht,

kam mesuar:

Qe te leshosh eshte nje nga levizjet me te zakonshme.

• Por te dish c’nuk duhet leshuar,

C’nuk duhet leshuar me c’do kusht,

eshte nje nga cilesite me te rralla,

e gati te bekuara te kesaj fushe, 

• E ne kete pike,

do te doja qe te dy lideret e dy partive me te medha ne vend,

per cfaredo u dakordesofshin,

te mos leshojne ne ate qe tashme perben tullen e pare te nje republike te vertete,

listat e hapura.

•Hapim listat,

•Te hapim partite,

•Te hapim institucionet per publikun, 

•Te hapim nje kapitull te ri te histories politike te vendit, 

te nje marredhenieje te re komunikimi politik. 

•••••••••••••••••••••••••••••••••••••

Shkuarja ne Keshill 

dhe gadishmerite e kryeministrit Rama 

•per ta lene te hapur, 

•per ta ruajtur te hapur ne vijimesi procesin e diskutimit ne Keshill Politik, 

eshte vertete i lavderueshem.

• Sa me takon,

e pershendes per te dyten here nga kjo foltore 

edhe marreveshjen qe z. Rama gjeti me opoziten brendaparlamentare. 

• Vleresoj edhe kthesen e zgjuar qe opozita jashteparlamentare mori.

Tani e vetmja rruge e sigurt,

•pa te humbur, 

•pa te lodhur, 

•e pa te demtuar,

mbetet MIREBESIMI

• Opozita parlamentare ka shume per te pare ne pozicionin e saj, 

mes shumices dhe opozites jashteparlamentare. 

•Opozita jashteparlamentare duhet ta rishohe te plote qendrimin e saj,

•ndaj opozites legjitime,

•ndaj opozites parlamentare,

te tridhjete burrave e grave 

qe nuk u renditen ne listat rezerve 

si pasoje e ndonje gare te humbur,

por

si pasoje e nje sistemi te mbrapshte 

qe bashkerisht duhet ta rrezojme. 

Shumica duhet te shohe me mirebesim se, 

ne kerkesen e opozites jashteparlamentare per hapje te plote listash,

ka shume prej asaj qe publiku shqiptar

pret dhe kerkon.

•Te gjithe kemi c’themi

•Te gjithe kemi c’bejme

•Te gjithe s’kemi pse humbim kohe e as kursehemi

per ta ngritur te gjithe kete proces 

mbi te vetmen fjale kyce qe jep garanci:

Mirebesimin

•••••••••••••••••••••••••••••••••••

Ne kete kuptim,

Une nuk kam porositur pushime verore,

e do te ruaj nje alert per ritakim brenda kesaj salle.

•Cfaredo qe te votojme sot,

une dua vertete te rimblidhemi ne kete Kuvend,

serish,

gjate veres,

per ta konkretizuar ne gjeresi dhe thellesi 

kete rruge te mbare,

qe sapo kemi nisur dhe ta shtrojme, 

me frutet e para konkrete,

por e per te reflektuar me vote mbeshtetese…..

dakordesi mes te medhajave,

qe u sherbejne shqiptareve.

Faleminderit!

Share: