Home KRYESORE Vajza e Kadaresë zgjidhet zv/presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Vajza e Kadaresë zgjidhet zv/presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare do të jetë zv.president e OKB-së duke përfaqësuar Shqipërinë e cila u përzgjodh sesionin e 75-ë të Asamblesë së OKB.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Besiana Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo shprehet se është një privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të ketë një post kaq të rëndësishëm, ndërkohë sqaron se Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore në OKB, përfshi Ballkanin, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë etj.

Postimi i plotë

Krenare të njoftojmë se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si VP i këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Është një privilegj i tillë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.)/ Opinion.al

Share: