Home KRYESORE Dokumentet/ Ambasada shqiptare njoftim për emigrantët që jetojnë në Greqi

Dokumentet/ Ambasada shqiptare njoftim për emigrantët që jetojnë në Greqi

Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare një informacion me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen.

Ambasada njoftoi se pasaportat dhe kartat e identitetit ndodhen në ambasadë deri më 31 korrik 2020. Ato do të shpërndahen “pranë hyrjes numër 1 të Ambasadës nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”.

Pasaportat mund të tërhiqen edhe përmes postës, duke dërguar një email në adresën [email protected] me të dhënat personale dhe adresën e saktë. Ndërsa për “tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00
“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]
1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

Share: