Home KRYESORE Foto e vdekjes me gishtin e mesit, historia e çuditshme e gjyshe...

Foto e vdekjes me gishtin e mesit, historia e çuditshme e gjyshe Irmës

Fotoja e vënë në letërnjoftimin e vdekjes së një 84-vjeçareje në Sapadarolo, provincë e Riminit të Italisë, ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në komunitet por edhe në rrjete sociale.

Irma Filomena Nanni, ndërroi jetë në 18 gusht por askujt nuk ja merrte mendja se të afërmit do të zgjidhnin një foto ku ajo ka treguar gishtin e mesit për ta vënë në shpalljen e vdekjes.

Imazhi u bë publik nga faqja në Facebook “I Matti di Rimini”, duke marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Në fotografinë e zgjedhur nga familja e saj e ndjera është duke buzëqeshur me gishtin e mesit të ngritur.

Sipas familjarëve të të saj, të intervistuar nga media lokale, fotoja “pasqyron në mënyrë të përsosur shpirtin e nënës dhe gjyshes, e cila ka qenë gjithmonë e pavarur, origjinale dhe me një mendje të hapur”.

Në Facebook ka shumë komente që lavdërojnë dhe simpatizojnë gjestin, por nuk mungojnë as kritikat.

Disa përdorues sulmuan direkt vajzat dhe mbesat e zonjës Irma, të cilët u përgjigjën se “ne zgjodhëm atë foto sepse nëna Irma ishte e tillë, asaj nuk i interesonin mendimet e njerëzve të tjerë. Ajo ishte padyshim një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar”. 

Hiri i zonjës Irma pushon në varrezat e Santa Maria në Cerreto, ku edhe aty duket se nuk do të ndalohet së foluri për të pasi anëtarët e familjes kanë bërë të ditur që e njëjta fotografi do të vendoset edhe në gurin e varrit./ Opinion.al

Share: