Home KRYESORE Gazetarja: Kush tha se kështu duhet të mbulohen myslimanet?

Gazetarja: Kush tha se kështu duhet të mbulohen myslimanet?

Gazetarja Arbana Xharra përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka ngritur diskutimin e përdorimit të burkës nga gratë myslimane në Kosovë.

Duke e shoqëruar shkrimin e saj edhe me foto që shpjegojnë ndryshimin dhe emrat e veshjeve të përdorura nga gratë e kësaj feje, Xharra shkruan se format e mbulimit të kokës nuk kanë qenë në Kosovë deri vonë dhe dikush i solli.

Publikimi i Arabana Xharrës 

Thonë se në Kuran nuk shkruan se myslimanja duhet të mbulohet. Ku shkruan atëherë? Tek ndonjë udhëzim i ndonjë dijetari islam të shekullit 11, 12, 13? E ka vizatuar ai bash kështu siç mbulohen tash?

Se për niqabin e morrëm vesh se është trashëgimi që e ka lënë Sulltan Abdylhamiti. Një gjë e kemi të qartë gjithë: këto forma kokëmbulimi deri para e deri vonë pas pavarësimit të Kosovës nuk kanë qenë. Gjyshet i hidhnin mbi kokë, por nuk mbulonin tërë fytyrën.

Kush i solli? Kush tha se kështu duhet të mbulohen myslimanet? Pra dikush e bëri agjendë. Në gjithë këtë debat më së shumti me shqetëson primitiviteti i disave që prangimin e gruas duan ta na shesin si liri veshjeje edhe pse ajo diktohet nga dikush. Fyerje e rëndë inteligjence. Nga kush pra u urdhërua ky akt mizogjin e maskinist i radhës?

Share: