Home Gjeo-Ekonomia “Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon”, kryeministri grek bën deklaratën...

“Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon”, kryeministri grek bën deklaratën e fortë

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Parlamentin grek, bëri me dije se Greqia do të zgjerojë shtrirjen e saj edhe me 12 milje të tjera në detin Jon.

Kjo deklaratë erdhi teksa Parlamenti grek po ratifikon marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit, shkruan abcneës.al.

Siç bën me dije “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh se do të merren vesh me fqinjët që ndajnë detin duke mos përmendur Shqipërinë, megjithatë, deklarata për zgjerimin me 12 milje në detin Jon është një qendrim që duhet të merret seriozisht në vendin tonë për shkak se marrëveshja e detit me Greqinë nuk është firmosur ende.

Share: