Home KRYESORE Kufiri detar me Greqinë/ Meta: Shqiptarët të jenë të sigurt që Presidenti...

Kufiri detar me Greqinë/ Meta: Shqiptarët të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën

Presidenti Meta ka folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë duke thënë se do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora.

Presidenti Meta ishte në ceremoninë në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë. Gjykata Kushtetuese me vendimin 15, datë 15.4.2010 e shfuqizoi marrëveshjen.

Top Channel

Share: