Home KRYESORE Rusia gati për testimin masiv, 40 mijë persona do të marrin vaksinën

Rusia gati për testimin masiv, 40 mijë persona do të marrin vaksinën

Rusia do të testojë masivisht vaksinën e saj në 40 mijë persona, për të parë sigurinë e saj.

“E ashtuquajtura çertifkatë e regjistrimit na thotë se tashmë jemi të detyruar të kryejmë një testim të gjerë klinik” tha Denis Logunov, zv.drejtor shkencor iInstitutit Gamaleya, që zhvilloi vaksinën.

“Aktualisht kemi rënë dakord për një protokoll të gjerë me 40 mijë pjesëmarrës. Qëllimi i këtij protokolli nuk është për të parë imunizimin dhe sigurinë e vaksinës, këto dihen. Por tashmë ne do të shohim efikasitetin epidemik të vaksinës”, tha Logunov.

Vaksina e quajtur “Sputnik V,” është cilësuar si e sigurt dhe efikase nga autoritetet ruse edhe pse ka patur kontestime në rrethet ndërkombëtare shkencore për tejkalim të fazave të testimit. Pritet që prodhimi i saj në shkallë të gjerë të nisë në shtator./Opinion.al

Share: