Home KRYESORE SHKD, me vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

SHKD, me vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Nga vizional –  

Në Mal të Zi me 30 gusht mbahen zgjedhjet parlamentare respektivisht edhe ato lokale në disa qytete. Sipas Komisionit të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 540 mijë e 26 zgjedhës. Për nga rëndësia që kanë, këto zgjedhje do të vëzhgohen nga numër i konsiderueshëm vëzhguesish ndërkombëtarë të ENEMO(Rrjeti i organizatave europiane për monitorimin e zgjedhjeve).  Nga Shqipëria, Shoqata për Kulturë Demokratike përfaqësohet nga një vëzhgues afatgjatë, Gazmend Agaj, dhe nga vëzhguesit afatshkurtër: Rigers Bena, Ermir Çota, Isida Verija, Eglantina Alliaj dhe Dimtar Mara.

Shoqata për Kulturë Demokratike me Drejtore Ekzekutive, zonjën Gerta Meta ka një eksperiencë të gjatë në monitorimin e zgjedhjeve, në qeverisjen vendore dhe në fushën e të drejtave të njeriut. Shoqata për Kulturë Demokratike ka monituar proceset elektorale në Shqipëri: zgjedhjet parlamentare 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, si dhe zgjedhjet locale në 1996, 1998, 2000, 2003, 2007, 2011, 2015. Ndërkohë që ka monituar dhe dy referendum, të parin në 1994 dhe 1998.

Duke qenë se ka kapacitetet dhe ekspertizën e duhur në monitorimin e proceseve zgjedhore, Shoqata për Kulturë Demokratike është prej vitesh pjesë e monitorimit të zgjedhjeve edhe në nivel ndërkombëtar, duke qenë pjesë e rrjetit ENEMO(www.enemo.eu). Ka vëzhguar zgjedhjet në Ukrainë: 2006, 2007, 2012, 2014, 2015, në Kazakistan në 2005, në Kirgistan në 2005, 2007, 2009, 2010, në Gjeorgji në 2008, Kosovë në 2009, 2010, në Moldavi në 2016, dhe në Armeni në 2018.

Share: