Home KRYESORE Vaksina për Covid-19 në Shqipëri do të jetë falas

Vaksina për Covid-19 në Shqipëri do të jetë falas

Vaksina kundër koronavirusit do të shpërndahet falas për popullatën shqiptare kur ajo të dalë në treg. Burime te televzionit Klan mesuan se injektimi i vaksinës nuk do të jetë i detyrueshëm, por ata që duan ta bëjnë do ta përfitojnë kundrejt asnjë pagesë.

Specialistja e shëndetit publik gjatë inaugurimit të Qendrës Shëndetësore në Kombinat bëri me dije se ende nuk ka një vaksinë gati por shteti shqiptar është në bisedime me disa vende.

“Akoma bota nuk ka një vaskinë të sigurt. Janë 7 vaksina të cilate kanë kaluar fazën e dytë. Janë vaksina tepër premtuese. Është një iniciativë botërore, që është iniciativa e Kovaksit, që është një aleancë mes shumë vendëve dhe natyrisht nën udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Natyrisht ka iniciativa të Bashkimit Europian, të cilat do të vlerësohen natyrisht dhe ne do të sjellim atë vaksinë që është efikase”.

Për të forcuar imunitetin e popullates, ministrja Manastirliu tha se do të nisë injektimi i vaksinës së gripit sezonal për grupet e riskut që është gjithashtu falas.

“Qeveria shqiptare vijon të jetë e angazhuar për mbulimin falas të kalendarit të vaksinave duke përfshirë edhe këtë vit sikurse ka bërë edhe vitet e shkuara, shumfishimin e vaksinave të gripit”.

Vaksina e gripit prej disa vitesh është ofruar falas në poliklinika për të moshuarit dhe personat në nevojë./ tvklan.al

Share: