Home Gjeo-Ekonomia Berisha denoncon planin grek për detin: Rama po u fal zonat e...

Berisha denoncon planin grek për detin: Rama po u fal zonat e gazit dhe naftës me vlerë 1 trilion euro

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha flet në një intervistë ekskluzive për  “Standard” mbi synimet e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon si edhe qëndrimin e palës shqiptare lidhur me këtë çështje. Sipas Berishës, ky vendim përbën ndryshim të regullave në mes të lojës, ndërsa thekson se Greqia përfiton në kurriz të Shqipërisë. Po ashtu ai denoncon sjelljen dhe veprimet e qeverisë shqiptare si edhe personalisht të kryeministrit Rama, si sot në ekzekutiv ashtu edhe në 2009, kur ai drejtonte opozitën dhe kundërshtoi marrëveshjen mes dy vendeve për Detin.

Në intervistën për “Standard” ish-kryeministri flet edhe mbi pandeminë dhe pasojat e saj si edhe problematikat që po kalon vendi me borxhin e lartë publik si edhe emigracionin masiv. “Rritja e borxhit publik është një ndëshkim i rëndë për çdo shqiptar nga Edvin Rama dhe narkoqeveria e tij, është një barrë e rëndë mbi të ardhmen e tyre. Kjo rritje është rezultat direkt i korrupsionit gjigand, kriminalizimit të ekonomisë dhe shkatërrimit të klimës së biznesit, largimit të investitoreve vendas dhe të huaj nga Shqipëria.”, pohoi ai.

Në intervistë, ish-kryeministri komentoi edhe prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit nga mazhoranca, duke pohuar se Rama mbylli me këtë akt primitiv dyert për hapjen e negociatave të Shqipërise me BE. Gjithashtu, Berisha dha një koment për gazetën edhe lidhur me marrëveshjen e firmosur mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ku e  vlerësoi si një arritje historike./Standard

Share: