Home KRYESORE Nora Malaj: Një letër për ty i shtrenjti babi im! ...

Nora Malaj: Një letër për ty i shtrenjti babi im! ( Derguar ne Parajsë)❤️❤️🙏🙏

I dashur babi ! E di që më ka marrë malli shumë , po shumë fare për ty! Ti , besoj e ndjen që më mungon !

Ikin vitet! Sot ti bëne plot 5- vite që jeton larg nesh, je në botën e amashur dhe tashmë hera – herës na dërgon sinjale , që po na ndjek dhe je pranë nesh!

Kapiteni ,më thoshte Ari, nuk u dorëzuar deri në momentin e fundit! Asnjëherë nuk e solla pranë vetes që ti do ikje ashtu, aq shpejt, me vrapin e erës, pasi more vesh lajmin e gëzuar , që ty të lumturoi me ardhjen e Soleit ne mesin tonë. Më kujtohet letra që ti i shkrove Stelës , me atëshkrimin tend si rruazë dhe atë kaligrafi të mrekullueshme. Ti ishe shume i gëzuar se Stela te kishte bekuar me titullin me te bukur ne jetë, atë të stërgjyshit, po ti … “ po unë do të bëhem edhe katragjysh, se do më bej Solei – shkruaje ti në letër”.. po ja që e more gëzimin me vete ne botën tjetër e Zoti të dërgoi në Parajsë!

Kanë kaluar plot 5- vite dhe malli sa vete e shtohet. Ne momentin kur te humbem kisha inat me tere dynjanë. Me dukej e padrejtë që ti ike ashtu. Nuk kishe as moshe dhe as fizikun nuk e kishe për të na lēnë ashtu dhe për të ikur drejt Parajsës.

Nuk e di pse asnjehere nuk mendoja që ti do vinte një ditë e nuk do ishe mes nesh. Nuk mendoja se një ditē vdekja ty do të merrte. Nuk e di po me dukeshe njeriu më vital dhe
sfidant që dhe vdekjes do t’ia gjeje anēn 😜dhe nuk do ikje. Po ja që nuk ishte e thënë. Ti ike , duke lene pas buzeqeshjen tende dhe amanetin për mamin. Ike me koken pas … Pas dhimbjes dhe trishtimit që na pushtoi , kujtimet ishin ato qe na ndihmuan per te te ndjere perhere prane . E di , i dashur babush, se sa shume njerez merzite me ikjen tënde të papritur.

Ishin aq shume dhe pa moshe. Ishin femije që kur vinin ne shtepi, ti gjyshi luaje me ta si shoku i tyre dhe nuk merziteshe edhe kur e ktheninshtepine permbys , po dhe miq e shok , qe nuk e pranonin ikjen tende keshtu..Po mua me ke lene nje boshllek tw madh ne shpirt… Sidomos tani qe edhe mamin e more me vete.

Nuk di te te them sa me mungon!

Ti kishe thenien me te bukur ne bote qe per mua ishte si melhem. “ Sa te kesh babin ti mos caj kokë! “ , se ne fakt ti ishe shoku im me i mire , keshilltari im me i vertete, mali i madh ku une mbeshtesja trupin , sa here qe ndjehesha e pafuqishme.

Ti ishe kapiteni im ,ai që sfifonte dhe detin po dhe tallazer e jetës. Ti ishe dhe je njeriu që më ke berë te ndjehem krenare , se me mesove te dua njerezit dhe me edukove te jem e pergjegjshme.

“Duaji prindërit e tu dhe kujdesu me dashuria për ta. Vlerën e tyre të vërtetë ke për ta kuptuar, kur të shohësh bosh vendin ku ata uleshin përherë”.

Sa here e kisha lexuar kete shprehje ,po gjithe e kisha larguar nga vetja se nuk doja ta pranoja qe nje dite , ti dhe mami ,do iknit me buzeqeshje ne buze po vendi juaj do ishte bosh! 😪😪😪😪

Shpesh thuhet kjo është jeta ,po ja qe malli behet aq i madh … Pesha ne shpirt është aq e rëndë . saqë nuk e nxjerre dot!

Asnjë dashuri nuk është më e madhe, se dashuria e mamasë. Asnjë përkujdesje nuk është më e madhe, se sa kujdesi i babait.

Tani e kuptoj me mire kur një mike me thoshte se : “Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht kujtimet!”

Sa here më kujtohet që vije për te me takuar poshtë punës e unë të thoja : “babi e pime kafen shpejt se kam nje mbledhje per dhjete minuta??!! e ti nuk ma beje fjalën dysh. “

Ti kishe syte me te bukur ne bote ! Si ngjyra e detit! Sa doja qe im bir ti kishte ngjyren esyve si te tutë! Nē fakt ai te ngjan ty si natyre dhe karakter! Është i dashur, i gezuar, shumw miqesore dhe shume diellor, si puna jote ! Se në fakt e bëre vet , se ishte nipi i
parë qe të beri aq shumë të lumtur për të gjithë jetën!

Po ty jeta nuk te kish perkedhelur shumeee… Ti per ne ke qene babai me model qe mund te ekzistoj ! Baba tolerant, qe asnjehere nuk ushtrove dhune apo ngrite zerin. Qe e deshe e adhurove mamin tone dhe qe ia ke lenë me shkrim edhe ne moshen e pleqerisë, sa here që mami kishe ditelindjen , ti do ti shkruaje ne dhuratat qe i beje dedikime që fillonin mw shprehjen : “Bukuroshes sime historike!”

Ti deshe kedo , se ti dhe mami udhehiqeshit nga shprehja se : “Shtëpia është e Zotit dhe e miqve! “

Sot është dita jote që na dhe lamtumirën,
si 5 vjetë më parë! E mua malli shpirtin po ma merr. Të kam thene qe te dua shumë… Ja që po ta them se tani që dhe mamin e ke pranë , te kam dashur e te dua pafund … Asgje nuk ma shuan mallin per ty…

Ti e di qe une nuk i dua fare varrezat , se kam nje parim, i dua njerezit( dhe ketu i fus te gjithe ), sa janë gjalle. I fal dashuri e perkujdes derisa te jene ne kete bote . Kur ikin ne boten tjeter iu bej respektin por e kam shume veshtite t’ju vete ne varreza… Po per ty e bej nje perjashtim. Po dua te jem vetem me ty , i miri dhe i embli babushi im, per te treguar dhe per te te ndjere prane . Te dua shumeeee dhe me mungon … Se ti je : “ Mall që shkon , lë len, që zjen… Malli mallin më s’e gjen!”

Ti je babi më i mire ne botë!

Se ti je në mesin tonë,në kujtimet tona , asnjeherë i harruar përherë me mall i kujtuar , i miri Kapiteni yne!

Te duam pafund !😪😪😪🙏🙏♥️♥️

Share: