Home KRYESORE ORGAZMA E LARTË… Nga Rita Petro

ORGAZMA E LARTË… Nga Rita Petro


Mendimi im për Ty
Zoti im
Është orgazëm e lartë
Një gjendje e zgjatur që më përshkon e mpin gjymtyrët
Ndez fundbarkun mes kofshëve të mia
Dhe hyn në çdo qelizë
Çdo pore trupi hapet dhe thith ajrin tënd eksitues
Valët e tua magnetike që i dërgon
Nga larg te unë.
Na ndajnë miliarda e miliarda kilometra hapësirash
Dhe unë e ndiej këtë forcë
Që më vërtit e më vërtit
Mua planetin tënd të mishtë
Ku gjaku tërbon nga forcë e tërheqjes
Dhe forcë e rëndesës që më ngul aty…

Share: