Home KRYESORE Përzgjedhja e 60 agjentëve të FBI-së shqiptare/ Yuri Kim vizitë në BKH...

Përzgjedhja e 60 agjentëve të FBI-së shqiptare/ Yuri Kim vizitë në BKH (detajet)

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj kanë pritur sot ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Pak ditë më parë ajo e vlerësoi hapjen e këtij institucioni si një gur kilometrik për drejtësinë shqiptare.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vizita një orëshe është inkurajuese dhe vjen pak pasi BKH do të publikojë rregulloren për 60 hetuesit, gara për të cilët do hapet javën që vjen.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se shumë oficerë të policisë së shtetit ëndërrojnë të jenë pjese e BKH.

Kim vizitoi edhe zyrat e BKH, ndërkohë pritet që sot ose nesër Hajnaj të firmosë rregulloren në fjalë.

Top Channel

Share: