Home KRYESORE Shqipëri, kohë diktature… Femra shqiptare, higjienë, imazh dhe jo vetëm

Shqipëri, kohë diktature… Femra shqiptare, higjienë, imazh dhe jo vetëm

Nga Adela Kolea

Per te qene e sinqerte, me duhet paraprakisht te pohoj se shtysen per te shkruar keto dy rreshta ne kete tematike te percaktuar, e mora pasi lexova nje shkrim te Rando Devoles, “Kur nuk laheshim”.
Jo se nuk me kishte shkuar ne mend te shkruaja per kete por, siç i themi ne, ja qe nuk isha bere mbare. 

Nuk dua te flas per higjienen ne vetvete, pasi kjo eshte nje çeshtje krejt personale. Secili i kushton rendesine e perkushtimin e duhur – pavaresisht koheve apo konteksteve qe mund jetojme – rendesi ka qe kryesisht te respektohen normat e pergjithshme te kesaj higjiene, ne relacion me shoqerine e mjedisin qe na rrethon. Per detajet me tej, secili zgjedh te vetat.

Deshiroj te them dy fjale per kushtet ne te cilat higjiena mund te aplikohej tek ne ne kohen e diktatures. Me kushte, nuk e kam fjalen per detyrimin e prerjes se thonjve ne shkolle, kontrollin e dhembeve, – me dentiste edhe te brendshem neper shkolla – per kontrollin e pastertise se flokeve, dushet qe filluam te improvizojme apo te famshmet kanaçe, (per keto kane folur dhe te tjere) etj, por doja te ndalesha te mungesa e disa produkteve te higjienes personale.

Higjiena personale ishte si hallka e nje zinxhiri, e lidhur edhe me dukurine e elektroshtepiakeve si lavatriçja: jo te gjitha shtepite e kishin. Grate lodheshin duke lare rrobat me dore, duke zier te brendshmet, qe te zbardheshin sa me shume, neper kazane te medhenj plot sapun të grire ne copeza. Shtohej edhe hiri  formule e hershme, per zbardhje rrobash, i perdorur nga gjyshet. 
Te brendshmet kryesisht perdoreshin te bardha. Madje, nje detaj humoristik mund te rezultonte edhe ai i tipit, se cila nga gratë e pallatit apo të mëhallës i kishte lare me mire, i kishte me te bardha se fqinja e saj ndërresat e nderura telave.

Gjithashtu, me vjen pak per te qeshur tani, e njekohesisht ndiej disi siklet, kur mendoj se grate nuk para depiloheshin… E kjo, deri  vone, me ardhjen e demokracise. Shikoje disa gra me kembet me qime…

Detaji tjeter ku doja te ndalesha është edhe ky qe vijon:
Ne vitin 1991, erdha per here te pare ne Itali tek te afermit e mi italiane, me vize per motive turistike. Mes shumë mbresave qe nje vend perendimor i le nje adoleshenteje shqiptare, të rritur ne izolim e nen diktature, mund të veçoj një në veçanti: më bëri shumë përshtypje asokohe që gjithçka qe shihja ne reklamat televizive – ne ato reklamat e bukura te televizionit italian qe na mahnisnin nga ana tjeter e detit – mund t’i blija ne dyqan. 

Dëshira më e madhe nuk ishte t’i provoja personalisht, në ato çaste në Itali, por t’i merrja me vete e t’i çoja ne Shqiperi per te afermit dhe miqte.

Por produkti qe me interesonte me teper, e me te cilin i mbusha ekskluzivisht nja dy çanta, e dini çfarë ishte? “Assorbenti ”, ose me mire te ashtuquajturat “pecetat higjienike” per femra.
E paimagjinueshme per femijet tane t’u rrefesh tani peripecite ne lidhje me kete produkt  te higjienes personale femerore, nuk do te na kuptonin, ose, do te na kuptonin, por gjithsesi, do te na degjonin ne menyre siperfaqesore, me ate shperfillje qe karakterizon brezin e rritur ne keto kohe te tanishme.

Ne nuk kishim “assorbenti” – “peceta higjienike” një-përdorimshe. Perdornim napat e bardha… Madje, nuk mund as të bëheshin shumë komente mbi argumentin “tabu”, nuk mund as të përmendnim lirshëm termat “cikël menstruacionesh”, “perioda” etj. Maksimumi, i përkufizonim me përemrin vetor “ato”. 

Kur u tregova atyre grave italiane, kushërirave të gjyshes sime italiane, këtë problem tonin, ato buzeqeshen e m’u përgjigjën: “Oh, si ne 50 vjet me pare…! Te kuptojme.  Perdornim napa te bardha edhe ne…”.
Më hoqën nga një siklet i madh kur më thanë ashtu. “Shyqyr qe me kuptuan!” mendova.
Ne kete menyre nuk do te me duhej t’u shpjegoja me gjate ne lidhje me argumentin e sikletshem ne fjale.

Ishin nja tre-katër gra që më shoqëruan në supermerkatë. Me vjen akoma per te qeshur kur kujtoj ç’sasi të madhe “assorbenti” blemë. “Kur te të mbarohen keto – me thane – nese tregtimi i tyre atje nuk ka filluar ende, na lajmero se te dergojme te tjera.. !”.

Ndaj, rreshti i valixheve te mia ne kthimin nga Italia, përbëhej kryesisht nga ato elemente te rendesishme  – perveç  rrobave te bukura –  sa qe, me thene te drejten, nje siklet te dyte e pata ne Rinas, gjatë kontrollin e valixheve. Tip i rezervuar siç isha,  megjithate, nuk e vrava mendjen me teper seç duhej. Fundja, ishin te domosdoshme per nje proces fiziologjik natyror.

Po hynte ndryshimi edhe tek ne, po fillonte “tregu ndryshe” siç e quaja une, po hynin keto produkte e te tjera, me ne fund. S’kaloi shumë e hynë edhe “assorbenti”, të cilat edhe sot e kësaj dite, të cilësdo marke qofshin, quhen vetem me nje emer pergjithesues, “Lines”.
“Si ia kemi pas bere me pare? “ – do te komentonim me njera-tjetren ne vijim… “Sa gjynah paskemi qene..!”

Ndoshta “gjynah” nuk do te ishte termi i duhur, pasi nuk eshte çeshtje mëshirimi apo nenvleftesimi, pasi keto gjera nuk vareshin nga ne, por nga sistemi, ama, nje keqardhje e forte te mbeshtillte. Nuk ishte e mundur qe femrat shqiptare te kishin qene “prapa botes” deri ne ato vite per keto gjera kaq elementare. Por ja që kështu qe për të gjitha që përjetuan ato vite në Shqipëri.

Kush i kupton deri në fund këto që shkruaj? Vetëm ata që i kanë përjetuar realisht…

Share: