Home KRYESORE Tronditëse/ Agron Tufa nxjerr pseudonimi i Gramoz Ruçit si bashkëpunëtor i Sigurimit...

Tronditëse/ Agron Tufa nxjerr pseudonimi i Gramoz Ruçit si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Kryetari i Kuvendit nuk reagon…

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, numri dy i shtetit ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin “cigarja”. Ja çfarë shkruan Agron Tufa në lidhje me këtë lajm tejet tronditës.

“Por, për ata që nuk e dinë, duhet shtuar dhe ky fakt.
Që shoku Gramoz Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës, kur ka qenë arsimtar në Tepelenë.

Ai është rekrutuar me 3 nëntor të vitit 1975 dhe duhet të jetë çaktivizuar me pranimin anëtar i PPSH më 1979, derisa bëhet dhe Kryetar i Komitetit të PPSH-së të Tepelenës.

Kuptohet dhe nuk është aspak çudi, që gjithë tejngopja e institucioneve më të larta të shtetit me ish-oficerët e lartë të Sgurimit është bërë nga një i ngjashëm, koleg e ish-bashkëpunëtor i tyre”,- shkruan nga ekzili shkrimtari i njohur.

Në linkun e mëposhtëm gjeni shkrimin akuzë./27.al

Bashkpuntori Cigarja, sot personalitet i lartë në politiken shqiptare.

Share: