Home Gjeo-Ekonomia Basha: Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë, koha nuk pret

Basha: Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë, koha nuk pret

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza ekonomike.

Teksa publikon videon e një pronari biznesi të vogël, kryedemokrati shprehet se ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së, e cila vështirëson ushtrimin e aktivitetit.

Basha thekson se biznesi i vogël ka nevojë për ndimë të menjëhershme, pasi koha nuk pret.

Postimi

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret./ Opinion.al

Share: