Home KRYESORE COVID në Shqipëri/ Rekord të shëruarish, rritet numri i të shtruarve

COVID në Shqipëri/ Rekord të shëruarish, rritet numri i të shtruarve

Rritet numri i të shtruarve në dy spitalet Covid duke arritur në 203 persona.

Ministria e Shëndetësisë, cituar nga TV Klan, njofton se 20 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 6 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, numër rekord ky që prej fillimit të pandemisë./ Opinion.al

Share: