Home KRYESORE Juliana, vajza e parë e rrëmbyer në Shqipëri në vitin 1992, një...

Juliana, vajza e parë e rrëmbyer në Shqipëri në vitin 1992, një makinë e mori me forcë

Këmbanat e para të këtij fenomeni ranë për një familje të thjeshtë tiranse. Ishte viti 1992 kur familja e Gani dhe Valentina Hoxhës do të humbisnin një pjesë të tyre.

“Shqipëria rastin e parë e ka ndeshur në vitin 1992. Është rasti i një vajze e cila herën e fundit është parë pranë ambjenteve të shtëpisë. Silueta e një makine që ndalon, disa persona që e fusin në makinë dhe pastaj ikin me shpejtësi. Kjo është ajo cka ngelur dhe dihet nga historia e rrëmbimit të fëmijës së parë në Shqipëri. Një viktimë , disa persona dhe një makinë”, shprehet Mirgit Vataj, Drejtor Ekzekutiv i Alo 116.

Kjo është Valentina Hoxha, nëna 67 vjeçare që nuk i ka reshtur lotët për 28 vite rresht. Ne e gjejmë në shtëtpinë e saj të dërrmuar nga pesha e viteve por edhe nga ankthi e stresi për fëmijën e saj të rrëmbyer.

Dera e kësaj shtëpie qëndron gjithmonë hapur me shpresën se Juliana do ta gjejë rrugën drejt krahëve të nënës së saj.

“Në 12 mars të 92 Juliana doli nga shtëpia, kaloi rrugën shkoi te kinkaleria dhe ka blerë dy tullumbace. E pohon edhe shitsja vetë që ka blerë dy tullumbace. E ka pyetur për kë I do? Një e dua për vete një për vëllain. Ka blerë tullumbacet, rrugës duke ardhur për në shtëpi se si është marrë se si është rrëmbyer e di vetëm ajo dhe zoti lartë”, tregon Valentina Hoxha.

Ajo ditë për nënën e Julianës ishte si gjithë të tjerat. Vajza ishte ulur në tavolinë dhe po vizatonte. Ndërkohë që Valentina i dha një gotë me qumësht. Juliana ashtu e heshtur pinte qumshtin dhe vizatonte.

“U ngrita në mëngjes si nënë ju dhashë nga një gotë qumësht të dyve, një copë bukë me gjalpë. Djali po bënte detyrat. Ajo kishte qejf që të shkruante. Djali i tha merr një laps dhe letër ti motër dhe shkruaj. Nuk ishte fëmijë qaraman përkundrazi ishte shumë e qetë. Por dora e zezë mund të thuash tani e ndau na gjiri i familjes”, shprehet nëna e Juliana Hoxhës.

Top Channel

Share: