Home KRYESORE Kodi Zgjedhor/ Komisioneri Varhelyi:Kuvendi të presë Komisionin e Venecias

Kodi Zgjedhor/ Komisioneri Varhelyi:Kuvendi të presë Komisionin e Venecias

Komisioneri europian për Zgjerimin i ka bërë thirrje Parlamentit të Shqipërisë të presë opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në Twitter, Varhelyi ka shkruar se Kuvendi duhet të presë opinionin e Venecias para se të votojë për rrëzimin ose jo të dekretit të Presidentit Meta.

Kodi elektoral i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen para se të votojë për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke shpresuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.”, shkruan Varhelyi.

Reagimi i komisionerit vjen pas konferencës së Presidentit Meta ku ai shpalli edhe kërkesën zyrtare që i ka dërguar Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. /Opinion.al

Share: