Home KRYESORE Politika eshte investim njerezor ne kohe. Nga Eva Idrizllari

Politika eshte investim njerezor ne kohe. Nga Eva Idrizllari

Politika eshte investim njerezor ne kohe. Ky kapital njerezor, i referohet teresise se kapaciteteve (mendore, emocionale, krijuese, profesionale) qe vendosen mbi idete politike, jo thjesht per arritjen e objektivave individuale, por mbi te gjitha ne zhvillimin e nje sistemi mbi strategji te domosdoshme social-ekonomike-kulturore.

Politika nuk eshte aventure, apo tregeti, por pergjegjesi. Politika nuk eshte thjesht interes personal, por nje perfaqesi e pergjegjshme per t’iu perkushtuar çeshtjeve publike dhe per ta ushtruar ate sipas vullnetit publik. Investimi politik eshte i ndertuar mbi veprimtarine politike qe karakterizohet nga angazhimet e marra. Investimi politik njerezor eshte esencial sepse krijon kulturen politike, e domosdoshme per krijimin e hirearkise politike te vlerave mbi pervojen.

Ajo çfare ka ndodhur realisht me partite e medha te politikes shqiptare (ne keto vite) eshte shkaterrimi i ketij kapitali njerezor te investuar (qe ka hedhur bazat e politikes shqiptare), duke iu dhene perparesi anesise zgjedhese te interesit komod te krereve te rinj.

Po t’iu referohesh shembujve nga politika boterore, kupton pse vendet me demokraci reale e kane te zhvilluar kulturen politike: sepse te gjithe figurat qe kane investuar nder vite jeten mendore-emocionale-krijuese (si kontribut) ne politike, nuk jane hedhur poshte, injoruar, apo harruar. Perkundrazi, mbahen si shtyllat e investimit politik kombetar duke u trajtuar gjithmone me respekt.

Politika nuk mund te percjelle kurre nje fryme te besueshme ne funksionin “shkel dhe kalo” (siç ka ndodhur ne Shqiperi). Asnje kontribut politik njerezor, qe ka krijuar pervojen e tij brenda nje grupimi apo ideje politike, nuk mund te zhbehet (sa e hap e mbyll syte) nga cilido drejtues qe vendos mbi mentalitetin (autoritarist) te pronesise se postit. Kjo kurresesi nuk mund te vleresohet si nje politike zhvillimi (brenda grupimit politik), por si politike perçarjeje dhe dominimi.

Figurat politike (si investime njerezore te politikes shqiptare – ne kohe) jane kontribut i çmuar jo vetem per te marre pergjegjesi mbi çeshtjet vendimtare per vendin, por edhe si themele te kultures politike kombetare. Sigurisht ketu bejne perjashtim te korruptuarit dhe imoralet politike.

P.s: Nje shoqeri nuk mund te quhet kurresesi demokratike, kur lirine e organizimit politik te çdo figure qe ka investuar veten politikisht me pergjegjshmerine e kontributit si investim, e peshtyn. Kjo eshte mendesi tipike bolshevike. Mesoni te respektoni. Eshte treguesi esencial civil i nje shoqerie demokratike.

Share: