Home Gjeo-Ekonomia Rama publikon shifra: Ulëm borxhin publik dhe rritëm investimet

Rama publikon shifra: Ulëm borxhin publik dhe rritëm investimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa shifra për borxhin publik dhe investimet në dy periudha si një përgjigje ndaj opozitës.

Në mesin e akuzave për rritjen e borxhit publik, kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij ka ulur mesataren e borxhit dhe ka rritur investimet.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar shifrat për borxhin publik dhe investimet. Ai nuk thotë se sa për qind e Prodhimit të Brendëshëm Bruto është borxhi publik por krahason mesataren e borxhit publik për periudhën 2006-2013 me periudhën 2014-2021.

Sipas shifrave të kryeministrit Rama, në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, mesatarja e borxhit publik ka qenë 60 miliardë lekë, kurse e investimeve 70 miliardë lekë.

Kurse për periudhën që Partia Socialiste ka qeverisur Shqipërinë, borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë, kurse investimet 79 miliardë lekë.

Ai akuzon opozitën se e zhyti Shqipërinë në borxhe kur ishte në qeveri, në disa sektorë, deri tek bonuset e bebeve.

Opozita ka akuzuar disa herë qeverinë se ka rritur borxhin publik në 80% të PBB dhe se konçesionet me PPP sipas tyre fshehin shifrat reale të borxhit./ Opinion.al

Share: