Home KRYESORE U infektua bashkë bashkëshorten, Agron Llakaj rrëfen tmerrin që kaloi nga virusi

U infektua bashkë bashkëshorten, Agron Llakaj rrëfen tmerrin që kaloi nga virusi

Llakaj ka shkruar se beteja me virus për ta ka qenë relativisht e moderuar dhe se ja dolën falë kujdesit të jashtëzakonshëm të vajzës së tyre, Alikdës.

“Të dashur miq! Më në fund, pas një beteje relativisht të moderuar me Covid 19, pas rreth 20 ditësh, ime shoqe Kostandina dhe unë morëm përgjigjen ‘negativ’ të tamponit. Ne ja dolëm, me qetësi dhe pa panik… ne mbështetje të njëri tjetrit por me kujdesin absolut dhe të vajzës tone Alkida, qe nuk mori parasysh riskun për vete por na shërbeu deri në momentin e kapercimit të situatës. ‘Kush ka vajza, botën ka’ thotë kënga.”, ka shkruar Llakaj në postimin e tij.

Ai ka njoftuar se së shpejti do rikthehet në dy emisionet e tij, Al Pazar dhe Fake Off me shumë dëshirë dhe pasion. Në fund aktori i humorit ju ka bërë thirrje të gjithëve që të mbajnë maskën, të ruajnë distancimin, për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë.

Share: