Home KRYESORE A po mendohet mbyllja për shkak të pandemisë? Flet Edi Rama

A po mendohet mbyllja për shkak të pandemisë? Flet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria rrezikon një tjetër mbyllje për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Rama tha se rritja e numrave ishte e parashikuar, ndërsa theksoi se autoritete shëndetësore po punojnë për t’u përballur me valën e dytë të pandemisë.

“Asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Rritja e numrave ishte e parashikuar. Ne kemi një strategji për vjeshtë-dimër. Manastirliu ka folur çdo ditë për rrezikun e madh të valës së dytë, si rezultat i marrjes lehtë të përballjes pasi u kalua një fazë e ndërmjetme, ku gjërat u dukën sikur po shkonin drejt një normaliteti. Ne po bëjmë gjithçka dhe askund tjetër, askush, nuk po bën më shumë Është pjesë e fatkeqësisë që një parti që pretendon të bëhet shumicë përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, përsërit çdo ditë që nuk bëhen teste. Kam pas një bisedë shteruese me ekspertët e komitetit dhe është e nevojshme që të mësohet se ne nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përveçse pozitive. Kjo përfshihet në statistikat e përditësuara. Numri i testeve të përditshme është vetëm ai i testeve të bëra në institucionet publike dhe ne nuk kemi teste të shpejta, jo se nuk i gjenim dot, por është parë e arsyeshme që të testohet vetëm me PCR. Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces”,-tha Rama./ Opinion.al

Share: