Home KRYESORE Arrestohet ish-zëdhënësi i UÇK, pritet të dërgohet në Hagë

Arrestohet ish-zëdhënësi i UÇK, pritet të dërgohet në Hagë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi është ndaluar nga EULEX-i.

Avokati i tij Valon Krasniqi ka konfirmuar se aktakuza ndaj tij është konfirmuar nga Gjykata Speciale dhe tani ai pritet të dërgohet në Hagë.

Hasani deklaroi se veprat për të cilat dyshohet Krasniqi, nuk janë të specifikuara, por janë në kuadër të veprave të cilat bien nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

Bastisja për gjetjen dhe arrestimin e Krasniqit ka zgjatur rreth 9 orë, orej orës 5:30 të mëngjesit të sotëm.

Një bastisje e tillë është quajtur e panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). /Opinion.al

Share: