Home Gjeo-Ekonomia Do i mungojë Trump? Boris Johnson ‘e tradhton’, ja çfarë thotë:

Do i mungojë Trump? Boris Johnson ‘e tradhton’, ja çfarë thotë:

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka këmbëngulur se duhet të rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në ShBA nuk ka dalë akoma, ndërsa vijon numërimi i votave në vendet vendimtare. Johnson bëri të qartë se beson në kontrollet dhe ekuilibrat e kushtetutës amerikane dhe do të bashkëpunojë me Presidentin e ardhshëm, qoftë ai Trump apo Biden.

I pyetur nëse do t’i mungonte Trump, i cili ka qenë mbështetës i Johnson, nëse ai do të largohej nga ‘Shtëpia e Bardhë’, Johnson tha:

“Le të jemi të qartë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të punojë gjithmonë shumë, shumë ngushtë me këdo që është Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ky do të jetë rasti, pavarësisht rezultatit të këtyre zgjedhjeve.”

Deri tani, numërimi i votave tregon që Joe Biden është në avantazh, por mbetet për tu parë rezultati përfundimtar./Faxweb

Share: