Home KRYESORE Epoka ne gjyq… liria në kryq…

Epoka ne gjyq… liria në kryq…

Nga Flutra Açka

Ishte ditë e trishtë për shqiptarët dje, të shohin zemrën e UÇK pas qelqesh qesëndisës “drejtësie”. Por, edhe njëqind vjet më pas, mu si në këtë foto, ne vazhdojmë të luftojmë kështu, ja mbi pemë e jo me këmbë në tokë e me letra për në Europë.

Ndërkohë, ca shqiptarë zuzarë, vijnë e na e presin pemën. marrin edhe miqtë ballkanas me vete që të na theqafin mirë. Nga ata shqiptarë që na janë shtuar shumë: Ose i ble greku e serbi, ose i deliron pushteti, ose i zë smira, ose egoja nuk i lë të shohin historinë e së ardhmes edhe pa ta, ose krekosja me kollare të shndritshme u jep lejë të bëjnë zullume historike.

Dhe ja, tek “rropatemi” të çojmë Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Serbia nën tryezë kërkon njollat për Shtëpinë e Verdhë dhe kopsit letra – False po, pse ka Europa nge t’i hyjë kësaj dileme para se dëmi i fjalës së rreme të na njollosë?! – për na e kthyer strehën në Shtëpia e Zezë.

Duhet diplomaci, vetëm diplomaci e heshtur dhe e hapur. Diplomaci, por jo me kalamaj dhe me djaj!

Foto: Shqipatarë në Luftën e Parë Botërore

Share: