Home Gjeo-Ekonomia George W Bush uron Biden: Mund të bashkojë Amerikën, Donald Trump meriton...

George W Bush uron Biden: Mund të bashkojë Amerikën, Donald Trump meriton përgëzime sepse…

Ish-presidenti i SHBA-ve dhe republikani George W Bush ka lëshuar një deklaratë për mediat, duke uruar Biden për fitoren e tij, kurse tha se amerikanët duhet ta dinë se “vota e tyre është e numëruar”.

“Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet siç duhet,” tha ai, duke shtuar se “Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta”, tha Bush, raporton BBC.

Bush tha gjithashtu tha se kishte folur në telefon me Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës-Presidentin e zgjedhur Kamala Harris për t’i uruar ata. Ai e konsideroi Bidenin “një njeri të mirë” që mund të bashkojë kombin amerikan.

George W Bush ka uruar Donald Trump për faktin se ai arriti të fitojë më shumë se 70 milionë vota. Ai shtoi se zërat e 70 milionë amerikanëve do të dëgjohen përmes të zgjedhurve republikan në çdo nivel.

360grade.al

Share: