Home KRYESORE Irena Beqiraj: Nje histori personale mbi bukurine

Irena Beqiraj: Nje histori personale mbi bukurine

Une jam rritur ne nje familje me shume vajza . Tezet e mija te gjitha kane vajza. Te gjitha kemi ardhur ne jete ne vit te njera tjetres .

Kur ishim femije, shpesh mblidheshim per te luajtuar tek oborri i gjyshes.

Ishin mbasdite te bukura, por per mua disi te dhimbshme.

Kusherirat e mia krahasuar me mua ishin bukuroshe . Elegante , te shkathta, me floket te bukur , te rende , disa me kacurela apo bukle qe u derdheshin mbi supe.

Une vija e shendetsheme, e qete , edhe me nje floke te holle te veredhe te shkurter, qe veshtire se rritej.

E ndjeja diferencen edhe shpesh e vetperjashtoja veten duke u ulur tek shkallet e oborrit e duke i pare teksa luanin.

Gjyshja , me afrohet me pergedheli floket edhe me pyeti qetesisht – perse nuk luan me to?

Me mjekren qe besoj me dridhej i kthehem- ato jane te bukura une jo !!

Me buzeqeshi embel edhe me tha- do te te mesoj nje sekret- “Bukuria “s’eshte prej fisi, kush diti e ujdisi . Zemra ime, e bukur nuk lind behesh .

Ti mund te behesh me e bukur se cdo vajze e lindur e bukur , nese do te dish te kujdesesh per mendjen tende , nese do te dish te terheqesh vemendjen me ato qe nxjerr nga goja , nese do te dish te krijosh nje stil qe i pershtatet karakterit tend, nese do reflektosh me pamjen tende thjeshtesi e jo te therrasesh me te “ja ku jam”.

Dorias, i ati i thote nga mengjesi deri ne darke bukuroshja ime , ylli i babit . Ndersa kur vjen tek une e me pyet – po ti mam a mendon se jam e bukur ? – I pergjigjem , bukuria s’eshte prej fisi, kush diti e ujdisi “

Share: