Home KRYESORE Naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës, nuk hyjnë më në grevë

Naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës, nuk hyjnë më në grevë

Naftëtarët e uzinës së Ballshit nuk do të futen më në grevë urie duke pranuar kështu ofertë e kryeministrit Rama gjatë takimit të djeshëm. Sa i përket pagave të prapambetura ata thonë se do të vijojnë t’i kërkojnë në rrugë ligjore.

Një ditë më parë, Rama tha se naftëtarët do të marrin një pagë të ndërmjetme për të periudhë të caktuar kohore dhe se uzina do të vihet në punë nga një kompani serioze.

Kreu u sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj ka thënë se sa i përket pagave të prapambetura do të vijojë rruga gjyqësore.

“Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë, duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen kanë pranuar që të rikthehet një përgjigje pizitive për pagën. Për problement tona për pagat eprapambetura do të vazhdojë rruga gjyqësore. duke mos arritur një zgjidhje dje me qeverinë e cila ia delegoi këto paga kompanisë private ne do ta vahzdojmë betejën gjyqësore deri në Strasburg.”, tha ai./Opinion.al

Share: