Home KRYESORE Një police shqiptare u përball me terroristët në Vjenë, ambasadori: Krenar për...

Një police shqiptare u përball me terroristët në Vjenë, ambasadori: Krenar për mbesën time!

Vjena u trondit mbrëmë nga një sulm i dyshuar terrorist, ku për pasojë humbën jetën 5 persona dhe mbetën të plagosur 17 të tjerë.

Teksa u përfol se terroristi ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, së fundi është raportuar se mes policëve që rrezikuan jetën duke u përballur me terroristët ishin edhe 3 shqiptarë nga Kosova.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë u përballën me terroristët.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Share: