Home I pakategorizuar Pa u shpallur fitues, Biden bën premtimin e parë si president

Pa u shpallur fitues, Biden bën premtimin e parë si president

Kandidati demokrat, Joe Biden, shumë pranë fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ka bërë një premtim për ditën e parë të punës në Shtëpinë e Bardhë.

Kandidati demokrat shprehet se sapo do të marrë detyrën vendimi i parë që do të marrë është kthimi i Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për klimën.

Tërheqja e SHBA nga kjo marrëveshje u lajmërua gjatë administratës Trump 3 vite më parë, por vetëm në 4 nëntor 2020 ajo hyri në fuqi. Shtetet e Bashkuara u bënë kështu vendi i parë në botë që u tërhoqën zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Marrëveshja e Parisit për Klimën është hartuar në vitin 2015, për të forcuar përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike. Ajo është nënshkruar gati nga të gjitha vendet. Marrëveshja synon ta mbajë rritjen globale të temperaturës në këtë shekull nën 2 gradë Celsius.

Trump e ka kundërshtuar Marrëveshjen, duke thënë se ajo e pengon biznesin dhe u jep përparësi vendeve të tjera./ Opinion.al

Share: