Home KRYESORE Pandemia i ka ndau prej muajsh, çifti martohet në “Zoom”

Pandemia i ka ndau prej muajsh, çifti martohet në “Zoom”

Një çift është bërë i pari në botë që ka vendosur të martohet nëpërmjet “Zoom”, pasi u ndanë për më shumë se 10 muaj për shkak të Covid-19. Scott Marmon, 32 vjeç nga New Yorku i kishte propozuar të dashurës 28-vjeçare Augustina Montefiori në janar dhe kishte planifikuar të shkonte në Argjentinë në Mars përpara se kufijtë të mbylleshin për shkak të pandemisë.

Çifti nuk ishte në gjendje të ribashkohej, sepse ata nuk ishin të martuar dhe për këtë arsye vendosën të organizonin një ceremoni përmes “Zoom”. Scott dhe Augustinës iu dha një licencë martese për t’u martuar në internet nga shteti i Utah, para se të lidhnin kurorë 6.000 milje larg para një gjykatësi në Utah, dhe familjes dhe miqve të tyre.

Dyshja u takuan në Denver, Colorado në maj 2017. Augustina u kthye në atdheun në nëntor të vitit të kaluar dhe më pas Scott shkoi për ta vizituar atë në janar ku dhe i propozoi përpara se të shkonte në Shtetet e Bashkuara. 28-vjeçarja tha: “Një mik i familjes së Scott na prezantoi, ata organizuan një darkë dhe kështu u takuam.” /abcnews.al

Share: