Home KRYESORE Protesta/ Studentët depozitojnë kërkesat në Ministrinë e Arsimit

Protesta/ Studentët depozitojnë kërkesat në Ministrinë e Arsimit

Studentët të cilët prej orës 10:00 kanë dalë në protestë kundër mësimit online kanë shkruar një listë me 4 kërkesa për ministrinë e Arsimit.

Studentët kanë kërkuar përgjysmimin e tarifave të shkollimit, meqë mësimi ka kaluar online.

Po ashtu ata kërkojnë një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Kërkesat e depozituara të studentëve në Ministrinë e Arsimit:

Paketa e telefonive falas, pajisjet teknologjike që mundësojnë mësimin online, rimbursim të tarifave dhe qirave tashmë të paguara.

Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online ndërsa seminaret në auditorë

Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave

Pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online.

Këtyre kërkesave iu janë bashkuar disa fakultete në Tiranë siç janë:

– Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

-Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

-Fakulteti i Historisë- Filologjisë

-Fakulteti i Drejtësisë

-Fakulteti Ekonomik

Fakulteti i Shkencave Sociale

-Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

-Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

-Fakulteti i Historisë- Filologjisë

-Fakulteti i Drejtësisë

-Fakulteti Ekonomik/ Opinion.al

Share: