Home KRYESORE Rikthehet karantina në Shqipëri, Rama publikon hartën dhe oraret kufizuese

Rikthehet karantina në Shqipëri, Rama publikon hartën dhe oraret kufizuese

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar hartën e qyteteve të prekura nga koronavirusi sipas rrezikut që ata paraqesin dhe masat kufizuese të njoftuara një ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve.

-Kufizohet lëvizja nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Administrata publike do të punojë nga shtëpia (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë./mv.abcnews.al

Share: