Home Gjeo-Ekonomia Sekretari i shtetit të Xhorxhias konfirmon se do të ketë rinumërim votash

Sekretari i shtetit të Xhorxhias konfirmon se do të ketë rinumërim votash

Brad Raffensperger, sekretari i shtetit të Xhorxhias, ka konfirmuar se do të ketë një rinumërim të votave.

“Do të ketë një rinumërim në Xhorxhia,” tha Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë në proces.

Duke pasur parasysh se sa e ngushtë është gara presidenciale në Xhorxhia, pritej që shteti të bënte një rinumërim.

Deri tani, Joe Biden kryeson ndaj Donald Trump me vetëm 1,579 vota në Xhorxhia, e cila ka 16 vota në kolegjin zgjedhor.

Numërimi do të ketë gjithashtu implikime të mëdha për kontrollin e Senatit të SHBA. Deri më tani, mbështetja për republikanin në detyrë, David Perdue ka rënë nën 50%, gjë që do të detyronte një balotazh në janar.

Gara tjetër për Senatin në Xhorxhia tashmë është drejtë një balotazhi. Demokratët mund të marrin kontrollin e Senatit nëse fitojnë të dy vendet në Xhorxhia dhe Shtëpinë e Bardhë. /Opinion.al

Share: