Home Gjeo-Ekonomia Shifra të larta infektimesh, Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë

Shifra të larta infektimesh, Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë

Rritja e numrit të infektimeve në javët e fundit ka bërë që qeveria greke të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë.

Lajmi është bërë me dije nga ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një postim në rrjetet sociale. Ministria ka sqaruar dhe një herë kushtet për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt shtetit helen.

Të gjithë personat që udhëtojnë drejt Greqisë duhet të kenë rezultat negativ të testit molekular PCR, ndërsa pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

“Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në 🇬🇷.

Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.

Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.

Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek.
‼️Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë”, shkruhet në njoftim./Opinion.al

Share: