Home Approccio Italo Albanese Tërmeti dhe vaksina anti-covid, Rama konferencë me Di Maio: Mirënjohje!

Tërmeti dhe vaksina anti-covid, Rama konferencë me Di Maio: Mirënjohje!

Ministri i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Luigi Di Maio është pritur sot në një takim në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me të cilin zhvilloi një konferencë për mediat.

Në fjalën e tij, Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj Italisë për ndihmën që dha për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Kryeministri tha gjithashtu foli dhe për partneritetin për vaksinën anti-Covid, duke theksuar se bashkëpunimi Shqipëri-Itali do të ndikohet edhe nga lidhja e veçantë mes dy vendeve.

“Nuk mundem që bashkë me falënderimin që të shpreh mirënjohjen për Italinë mike dhe qeverinë italiane dhe në mënyrë të veçantë për trupat fantastike të Mbrojtjes Civile, të cilat reaguan në mënyrë të rrufeshme u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë. Falënderime dhe mirënjohje për përfshirje të drejtpërdrejtë të mikut tonë Luggi Di Mare dhe kryeministrit për mbështetjen e jashtëzakonshme në Bruksel, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë por dhe me vepra në krye të radhës, të vendeve mike. Sot ndajmë së bashku dhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota, eksperiencën e jashtëzakonshme të përballjes me armikun e padukshëm. Dëshiroj që ta falënderoj ministrin edhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje. Siç e kam shpjeguar më parë, vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE. Në mënyrë që vendet e rajonit mos të mbeten pas. Në radhë të parë për garantimin e vaksinës për personelin mjekësor dhe më pas për mësuesit e forcat e policisë, dhe më pas për të gjithë popullin.”,-tha Rama./ Opinion.al

Share: