Home KRYESORE Tërmeti në Turqi/ 85 të vdekur e 994 të plagosur, vijon puna...

Tërmeti në Turqi/ 85 të vdekur e 994 të plagosur, vijon puna në 8 ndërtesa

Shkon në 85 numri i jetëve të humbura të tërmetit në Izmir të Turqisë.

774 nga 994 qytetarët që u plagosën u liruan nga spitali, ndërsa po marrin trajtim  220 qytetarë.  33 mijë e 434 persona kanë ngelur pa shtëpi.

Tashmë puna ka mbaruar në 11 ndërtesa dhe vazhdon ende në 8 ndërtesa nga ekipi i kërkim-shpëtimit. Deri më tani Turqia është përballur me 1225 pasgoditje dhe 43 pasgoditje mbi 4 ballë.

7888 personel kërkim-shpëtimi, 25 qen e më shumë se një mijë automjete janë në terren, 942 persona janë në terren duke inspektuar ndërtesat në Izmir.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

Studimet e vlerësimit të dëmit emergjent planifikohen të përfundojnë brenda 10 ditëve. Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit,tha në një deklaratë se 33434 ndërtesa janë parë.

“Në total, ne kemi kryer studime të vlerësimit të dëmit në 33 mijë e 434 shtëpi në 4 mijë e 424 ndërtesa deri më sot. Numri i ndërtesave të emergjencës, të dëmtuara rëndë dhe të shembura ka arritur në 58 brenda këtyre. Numri i seksioneve të pavarura është 1572. Kemi 397 ndërtesa me pak dëmtime dhe 66 ndërtesa me dëmtime të thjeshta“, njoftoi ministria.

Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit, por numrin më të madh të viktima dhe dëmet materiale i shkaktoi më shumë në Izmirit të Turqisë.  Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, humbën jetën dy adoleshentë e u plagosën tetë persona të tjerë, ndërsa pati dhe një mini-tsunami.

Top Channel

Share: