Home Gjeo-Ekonomia Trump jep lajmin: Fitore e madhe ligjore në Pensilvani

Trump jep lajmin: Fitore e madhe ligjore në Pensilvani

Presidenti i SHBA, Donald Trump, jep lajmin se ka fituar në një prej shteteve më të rëndësishme amerikane, Pensilvani.

Përmes një mesazhi të shkurtër në “Twitter”, Trump thekson se ka siguruar një fitore të madhe ligjore në këtë shtet. “Fitore e madhe ligjore në Pensilvani”, shkruan Trump.

Ndërkohë, Presidenti Trump ka bërë thirrje që të ndalet procesi i numërimit të votave, pasi sipas tij, zgjedhjet e 3 nëntorit po vidhen. Kujtojmë se deri më tani Joe Biden ka siguruar 264 vota elektorale, ndërsa Trump 213, ndërkohë që duhen 270 vota elektorale për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve.

(BalkanWeb)Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi BalkanwebEtiketa:

Share: