Home Gjeo-Ekonomia Trump kërkon ndërprerje të numërimit të votave në Miçigan

Trump kërkon ndërprerje të numërimit të votave në Miçigan

Kampi i fushatës së Donald Trump thotë se kishte ngritur një proces gjyqësor për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit në Miçigan.

“Fushata e Presidentit Trump nuk është siguruar me qasje kuptimplote në vendet e shumta të numërimit për të vëzhguar hapjen e fletëve të votimit dhe procesin e numërimit, siç garantohet nga ligji i Miçiganit. Ne kemi ngritur padi sot në Gjykatën e Miçiganit për të ndaluar numërimin derisa të jepet hyrja kuptimplotë, “tha menaxheri i fushatës Bill Stepien në një deklaratë.

“Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara ndërsa nuk kemi pasur qasje kuptimplote. Presidenti Trump është i përkushtuar për të siguruar që të gjitha votat ligjore të numërohen në Miçigan dhe kudo tjetër. ”

Nga ana tjetër, CNN raporton se Gjykata e Miçiganit ende nuk ka marrë një kërkesë nga ekipi i Trump për nisjen e një procesit.

Kjo lëvizje vjen pasi kandidati demokrat, Joe Biden mori udhëheqjen në Miçigan para disa orësh prej atëherë e ka thelluar diferencën me Trump.

Me Uiskonsinin të fituar tashmë nga Demokratët, Miçigani e dërgon Bidenin një hap larg fitores pasi ai ka 16 anëtarë në kolegjin elektoral. Aktualisht Biden ka 248 anëtarë të siguruar nga 270 që duhen për të fituar.

Kujtojmë se Trump ka kërkuar rinumërim votash në Uiskonsin. /Opinion.al

Share: