Home KRYESORE Trump, thirrje në Twitter: Ndaloni numërimin e votave!

Trump, thirrje në Twitter: Ndaloni numërimin e votave!

Ndërsa në disa shtete ky proces vijon ende, presidenti amerikan ka bërë thirrje që të ndalet numërimi.

Në një postim në Twitter, ai shkruan me kapitale: Ndaloni numërimin!

Nga ana tjetër, zyrtarët e zgjedhjeve janë zotuar të numërojnë çdo votë të vlefshme të hedhur deri në ditën e zgjedhjeve dhe shumë prej tyre e kanë mbrojtur integritetin e numërimit në shtetet e tyre.

Vlen të përmendet gjithashtu se, nëse numërimi do të ndalohej tani, Biden do të fitonte presidencën sepse ai është duke kryesuar në Nevada, gjë që do ta çonte atë në 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Share: