Home Gjeo-Ekonomia Zgjedhjet në SHBA i kujtojnë ish-ambasadorit Arvizu Shqipërinë

Zgjedhjet në SHBA i kujtojnë ish-ambasadorit Arvizu Shqipërinë

Ish-ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu thotë se situata tejet e tensionuar gjatë zgjedhjeve në SHBA i ka kujtuar atij Shqipërinë.

“Për fat të keq po”, u shpreh ai kur u pyet gjatë një interviste në Euronews Albania nëse kjo situatë i kujtonte zgjedhjet në Shqipëri.

Ish-ambasadori deklaroi se retorika e presidentit Trump dhe sulmi ndaj medias ka krijuar tension të lartë por megjithatë ai beson se sistemi i numërimit të votave dhe tradita e SHBA do të ndihmojnë në tejkalimin e situatës.

“E kam menduar kohën në Shqipëri dhe si shqiptarët kanë ulje-ngritje gjatë zgjedhjeve. Kemi pasur zgjedhje të afërta në SHBA më parë dhe kjo nuk është e pazakontë, si për shembull viti 2000, por mendoj për shkak të Trump dhe disa mbështetësve të tij, retorika, sulmi ndaj medias kjo shton ankthin dhe krijon më shumë tension. Është për të ardhur keq, por kemi ende një sistem shumë profesional të numërimit të votave, ndaj mendoj në fund kjo do të ndihmojë SHBA. Por në Shqipëri, për fat të keq institucionet mund t’i dorëzohen presionit pak më shumë. Në SHBA nuk kemi institucione perfekte, por tradita është më e gjatë këtu,” tha Arvizu.

Sipas diplomatit, duke marrë parasysh votat në favor të Biden, kandidati demokrat ka një rrugë të qartë drejt fitores, ndonëse tha se do të jetë një fitore e ngushtë.

“Qartazi vendi është shumë i përçarë dhe rezultati nuk do të jetë ideal. Amerika do të jetë një vend shumë i përçarë pas këtyre zgjedhjeve,” deklaroi Arvizu. /Opinion.al

Share: