Home KRYESORE A u vra Klodian Rasha në 3 minuta? Nga njoftimi në sallën...

A u vra Klodian Rasha në 3 minuta? Nga njoftimi në sallën operative deri te kërkesa për ambulancën, ja çfarë thuhet në dosjen hetimore:

Vrasja e Klodian Rashës me plumb pas shpine u krye në harkun kohor të 3 minutave. Kështu thuhet në dosjen hetimore të cilën News24 e ka siguruar të plotë. Akuza thotë se oficeri nën akuzë për vrasjen e 25 vjecarit dhe kolegu të tij e morën detyrën në rën 21.30 minuta të datës 7 dhjetor dhe u planizuan me shërvbim në territorin e komisariatit nr.3. Kodi i tyre ishte “Shigjeta 3”, ndërsa si armatim, kishin armën e shërbimit, një antiplumb, por nuk ishin të pajisur me kamera trupi. Sipas prokurorisë, ata u vendosën në rrugën Dritan Hoxha në Laprakë. Pas mesnate i bënë shenjë një automjeti të ndalonte për të bërë verifikime, për të mësuar arsyet e lëvizjes jashtë orës policore.

Në këtë moment, thuhet në dosje kanë konstatuar një person që qëndronte i mbështetur pas një muri. Ora shënonte 01:09 minuta, kur oficerët e poluicisë sinjalizuan sallën operative se u vunë në ndjekje të një personi. Tre minuta më pas – thuhet në dosje – patrulla kërkoi ambuilancën, por pa shpjeguar arsyen. Në orën 01:14 minuta, oficerët kanë pranuar se është përdorur arma e zjarrit.

Ai rezulton të ketë gjetur vdekjen në vend, ndërsa zyrtarisht mjekët e spitalit të Traumës e deklaruar këtë fakt në orën 01:23 minuta.

Vrasja e Klodian Rashë u njoftua nga policia e Tiranë si një ngjarje e ndodhur në orën 01:45 minuta e datës 8 dhjetor, njoftim ky që bie ndesh me versionin e prokurorisë, çka ngre dyshime se mund të ketë patur tentativa për manipulimin e vendit të ngjarjes.

Në lidhje me momentin e vrasjes, në dosjen hetimore thuhet se oficerët e policisë e ndoqën Kodian Rashën përderisa nuk i bindej urdhrit të tyre për t’u ndaluar dhe efektivi N.H, qëlloi dy herë në drejtim të tij. Njëri nga plumbat e kapi në shpinë në anën e djathtë dhe diagonal i preku zemrën. Viktima, rezulton të ketë një plagë në kokë dhe dërmishtje në ballë e hundë, por prokuroria është në pritje te ekspertizës mjekoligjoe.

Mëngjesin e 8 dhjetorit, policia njoftoi se kishte gjetur një armë zjarri piostoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës, por ndërkohë prokuroria thotë në dosje ende nuk është përcaktuar nëse arma ishte e Klodian Rashës. Për sa kohë që është në pritje të aktekspertizës.

Nën akuzën për vrasjen e të riut, është një oficer i skudarës Shqiponja. Ai deklaron se qëlloi ndaj personit që ndiqte, pasi ai e kërcënoi se do ta vriste. Por hetimet e prokurorisë nxjerrin në dritë faktin se Klodian Rasha nuk përbënte asnjë rrezik për policinë, pasi në duartg e tij nuik u gjet asnjë send i paligjshëm, ndërsa rezulton të jetë qëlluar pas shpine.

(BalkanWeb)

Share: