Home KRYESORE Ardi Veliu nuk largohet, Rama:Dhe sikur 500 mijë veta të ishin në...

Ardi Veliu nuk largohet, Rama:Dhe sikur 500 mijë veta të ishin në rrugë…

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me protestat që po zhvillohen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë.

Rama ka komentuar dhe kërkesën e protestuesve për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu. Rama tha jo këta protestues, por dhe 500 mijë të ishin në rrugë Veliu nuk do të largohej.

Sipas tij, largimi i Drejtorit të Policisë nuk vendoset në rrugë, por në bazë të drejtësisë.

“Si mundet të vihet në diskutim tani që nga rruga, jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta të kërkojnë të iki dhe Drejtori i Policisë. Pse të iki? Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen. Vendoset në bazë se çfarë është e drejtë. Qeveria kërkoi ndjesë. Ishte e drejtë që ministri i brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi.”-tha Rama./Opinion.al

Share: